Në datën 11 dhjetor populli ftohet të votojë. Ftesën ia çon shteti, ia çon me nëntekst të qartë, të sqaruar me shantazhe, me presione, me krime e me likuidime.

Në rrugët e ftohta të 11 dhjetorit do të ecin këmbët e lodhura të shqiptarëve drejt kutive të votimit.
Shqiptarët do të duhet të vendosin për fatin e tyre në 11 dhjetor!
Shqiptarët që shihen si racë inferiore, shqiptarët që nuk kanë për të ngrënë, shqiptarët që nuk kanë punë, shqiptarët që janë thikë në sy për sllavët ultranacionalist, shqiptarët që janë me familjarë të humbur, shqiptarët që janë viktima të gjygjeve të rreme dhe proçeseve të montuara, shqiptarët që janë tradhëtu nga vet shqiptarët!!!
Por mos harroni: atë ditë gjithsesi do shkojnë të votojnë për shqiptarët! Shqiptarët që nuk durojnë dot më!
Na priftë e mbara!

 Arben Taravari,-Sekretar  gjeneral i LR-PDSH-së