Qindra banorë të Vukoviqit dhe Llasakarcës nga komuna e Sarajit sot kanë bllokuar rrugën në dalje të Shkupit për në Tetovë. Ata ankohen se prej 10 vitesh janë duke u përballur me problemin e mungesës së ujit të pijshëm ndërsa thirrjet për tejkalimin e këtij problemi nuk po merren parasysh . Prej dhjetë vitesh ata marrin premtime boshe nga politikanët për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit nga Rashka dhe zgjidhjen e problemit.

Nga Komuna e Sarajit thonë se banorët vetëm para një muaji e kanë paraqitur problemin e tyre në komunës. Ata premtojnë se problemi i ujit për këto fshatra do të zgjidhet gjatë vitit të ardhshëm.

Kjo nuk është hera e parë që banorët kanë dalë në protestë për probleme me ujin. Ata kërcënohen se nëse komuna së shpejti nuk merr masa do ta ndërpresin edhe procesin mësimorë në shkollën e fshatit dhe do të radikalizojnë protestat./Alsat-M