Deputeti Johan Tarçullovski kërkon që Gjykata penale ta lejojë më 18 janar të largohet nga shtëpia e tij për 4 orë që në karrigen parlamentare ai personalisht ta dëgjojë fjalimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Në një letër të dërguar sot, përmes avokatit të tij Apostolski deri te gjyqtarja e procedurës paraprake Dimishkova, shkruan se ai është i vetëdijshëm se në kuvend i është marrë imuniteti i deputetit që t’i përcaktohet arrest shtëpiak, por ai ka shtuar se në këtë fazë ende mban detyrën si deputet, përcjell Fol.
“Do të jetë nder dhe kënaqësi e imja e veçantë për të dëgjuar fjalimin e tij në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, sepse jam mbështetës i madh i integrimit tonë në NATO dhe BE. Në këtë kuptim, konsideroj se prania ime në seancë në të cilën do të drejtohet Stoltenberg ka për qëllim për të riafirmuar përkushtimin tim dhe premtimet që kam bërë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe para votuesve të mi, integrimin e plotë dhe pa kushte të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike “, thuhet në kërkesën e Johan Tarkulovski.
Tarçullovski pret që gjykata t’i japë atij leje, sepse ai nuk e ka shkelur deri tani ndalesën për të lëshuar shtëpinë. /Fol/