Seanca e sotme gjyqësore për lëndën “Target-Fortesa” është shtyrë për më 19 qershor. Seanca u anulua për arsye se Gjykata Supreme greke për të dielën ka paralajmëruar se do të sjell vendim për kërkesën e ekstradimit të të akuzuarve, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski.
Prokurori, Trajçe Pelivanov, insistonte që lënda të ndahej. Grujovski dhe Boshkovski të gjykoheshin veçmas pasi tha se ky rast ka shkaktuar trazira të mëdha politike dhe doemos duhet të fillojë pasi është me interes për gjithë opinionin.

“Duke marrë parasysh këto fakte mendoj se duhet ta ndani procedurën”, i tha gjykatësi Pelivanov. Megjithatë, tani për tani kërkesa u refuzua nga Gjykata me arsyetimin se duhet të pritet vendimi i gjykatës greke.

Edhe avokati, Petar Vasilev, tha se nuk ka kushte për ndarjen e lëndës kur të akuzuarit janë në burg ende. “Sidomos kur nga dita e vendimit na ndajnë vetëm tre ditë, mendoj se duhet të presim. Me këto vepra penale gjoja paska qenë e shkaktuar ndonjë krizë politike. Por, kjo nuk duhet të jetë lëndë e këtij gjykimi. Propozoj që kërkesa të refuzohet si e pabazë”.

Në gjykimin e sotëm për lëndën “Target – Fortesa” për përgjimin e paligjshëm u paraqitën të gjithë nëntë të akuzuarit, përveç të arratisurve, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski. Gjykata do t’i presë Goran Grujovskin dhe Nikolla Boshkovskin derisa të ekstradohen.