Qytetarët presin që nga tetori përfundimisht të paguajnë fatura më të ulëta të energjisë elektrike. Kjo pas njoftimit të qeverisë se nga muaji i tetorit do të kthehet tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike, edhe atë prej ores 14:00-16:00 dhe 9 orë gjatë natës gjatë ditëve të punës dhe të shtunën, ndërsa të dielën tarifa e lirë do të vlejë gjatë 24 orëve. Qytetarët e anketuar nga TVM2 e pëshendesin këtë masë të ndërmarrë, pasi sipas tyre sado pak do të kenë mundësi të kursejnë faturat e larta të energjisë elektrike, por ka edhe prej tyre që shprehen skeptik për zbatimin e kësaj mase.

“Këtë e përshendesim. Po më lirë pasi që ne jemi pa punë dhe për jne kjo është mirë”

“Gjithmonë kanë thënë se do të jetë më lirë por na ka ardhur njejtë. Llafe janë ato, ne e kemi provuar përpara kur ka qenë. Ato e hypin më shumë, ska asgjë prej kësaj”

“Po dëgjova që prej orës 14 00 deri më orën 16 rryma do të jetë me të lirën, kjo është mirë. Me ketë do të mund të kryejmë punët tona që kemi me rrymë në atë periudhë kohore”

“Sa kam dëgjiuar në televizion thonë se ashtu do të jetë, mirëpo mundet edhe të hyp rryma. Por normal që në kohën e caktuar do ta shfrytëzojmë tarifën e lirë” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Sipas përllogaritjeve të qeverisë kjo masë do të kushtonte 8 miljon euro, ndërsa theksuan se nuk do të ndikojë në rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Për momentin qytetarët shfrytëzojnë rrymë të lirë çdo ditë nga ora 22:00 deri në orën 07:00 të mëngjesit, dhe gjatë vikendit nga ora 22:00 të shtunën deri në orën 07:00 të mëngjesit të ditës së hënë.