Tani më kur kanë mbetur edhe pak orë deri në përfundimin e fushatës zgjedhore koalicioni Tash është koha realizon takimet e fundit me qytetarët.

Në këtë fushatë me slloganin “Tash është koha” kanë kërkuar votën e qytetarëve duke u premtuar se do të sjellin ndryshimin. Në tubimim e mbrëmshëm në Gostivar,kryetari Sela tha:

“Shqiptarët do të votojnë për ndryshimin, shqiptarët do të votojnë për të rikthyer shpresën, shqiptarët do të votojnë për të kthyer krenarinë e tyre. Të dashur Gostivaras ju shoh se ju jeni të gjithë aktivistë dhe lajmëtarë të ndryshimit , jeni ata që do të ktheni dinjitetin dhe lirinë”.

Gjatë ditës koalicioni kishte aktivitete në Çarshinë e Vjetër të Shkupit ku edhe  shpërndanë materiale promovuese.

Koalicioni Tash është koha përndryshe sonte në Shkup, para Qeverisë së Republikës të Maqedonisë së Veriut në ora 20 do të mbaj edhe tubimin përmbyllës për këto zgjedhje.