Prokurori Momir Mariçiq nga Prokuroria për Krimin e Organizuar dhe Korrupsion në sencën e Gjykatës së Apelit në Shkup kërkoi që ketë masë paraburgimi për Boris Damovski. Ai thotë se vetëm në këtë mënyrë do të sigurohet prania e tij në procedurë. “Damovski është një nga të pandehurit kryesor në këtë lëndë”, tha Mariçiq, përcjell Fol.

“Tani të gjithë janë të sëmurë, në trajtim, në depresion, në banjo …” tha prokurori.

Avokati Mile Petrovski, i cili mbron Damovskin, kërkoi që t’i ndërpritet paraburgimi sepse, siç tha ai, është paraqitur rregullisht në stacionin policor dhe ishte në shtëpi kur iu bë kontrollë.

Gjykata e Apelit në seancat publike do të diskutojë ankesat e 5 të pandehurve për ngjarjet e 27 prillit të cilëve Këshilli penal zëvendësoi arrestimin shtëpiak me paraburgim. /Fol/