Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar në konferencën e sotme për media, fotografi të pjesëtarëve të grupit kriminal serb që edhe tani janë duke gjuajtur në drejtim të policisë së Kosovës.

Ai ka thënë që bëhet fjalë për një formacion që janë profesionistë ushtarak apo policor rreth manastirit.

“Këto automjete janë pa targa që nuk i posedon asnjë qytetar në Kosovë. Ju e shihni një person me armë krahu që nuk është tipike për policinë, njerëz të armatosur rëndë, me maska të armatosur deri në dhëmbë”, tha Kurti.

Ai tutje tha që ata kanë edhe një autoblindë të vendosur afër murit të manastirit.