Shoqata ‘Forcat e bashkuara maqedonase’ për ditën e diel (21 janar), në ora 13:00, para Kuvendit të Maqedonisë, kanë paralajmëruar protestë kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve, përcjell Fol.

Ligji për përdorimin e gjuhëve, sipas disa grupeve ekstreme maqedonase, konsiderohet si i rrezikshëm për Maqedoninë dhe është në kundërshtim me kushtetutën e vendit. Kësaj proteste do t’i bashkangjitet edhe shoqata patriotike ‘Tvrdokorni’, ku sipas tyre edhe mund të eskalojë gjendja.

Përndryshe, më 11 janar 2018, me 69 vota ‘Për’ u miratua Ligji për përdorimin e gjuhëve. /Fol/