Të dielën në Qendër Zhupë do të mbahen zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, por pa diasporën duket se vështirë të sigurohet konsensusi i nevojshëm prej 33,3 për qind nga votuesit e përgjithshëm të regjistruar në Listën zgjedhore.

Të vetëdijshëm për këtë fakt, pasi mbi 60 për qind e banorëve të Zhupës janë në disa nga vendet e Evropës Perëndimore, kryesisht në pjesën veriore të Italisë që të mund të realizojnë të drejtën e votës është siguruar transport falas ku në rrjetet sociale është informuar rreth kësaj.

“Të nderuar qytetarë, duam t’ju njoftojmë se të gjithë që janë të interesuar për të mirën e komunës sonë Qendër Zhupë, se kemi organizuar transport falas për secilin që dëshiron të vjen dhe të realizojë të drejtën e votës”, qëndron në njoftim.

Transportin e sigurojnë biznesmenë nga Italia me prejardhje nga Zhupa.

Në garën për postin e kryetarit të komunës janë Shain Shaqir nga Partia Lëvizja për bashkim kombëtar të turqve që është me numër rendor 1 dhe Arijan Ibraim nga Partia Demokratike Turke me numër rendor dy, ndërsa besimin e qytetarëve e kërkon për herë të tretë. Atëherë Ibrahim fitoi 1.342 vota ose rreth 72 për qind, derisa Shaqir 482 vota ose 26 për qind të votave./Zhurnal.mk