Iniciativa “Të gjithë kundër EVN” ka paralajmëruar protestë në Shkup më 24 shkurt (e premte), e cila fillon në lagjen “Çaircanja”. Kërkojnë që t’ju bashkëngjiten banorët e Cairit, Shuto Orizares, Seravës, Gazi Babës, Dizhonit, Fushë Tophane, Vizbegut, si dhe të gjitha vendet tjera në Shkup.

Këto janë kërkesat e qytetarëve

1. Orëmatësi duhet të jetë falas!
2. Të falen borxhet krejt!
3. Kyçja e rrymës të bëhet pa pagesë të konsumatorit!
4. Gjuha shqipe natyrisht se është prioritet, gjithçka nga EVN të shkruhet edhe shqip!
5. Të hiqet nga fatura e EVN 33%!
6. Të ulet çmimi i rrymës sipas standardit në Maqedoni!
7. Trafo stacionet e reja EVN i paguan, jo konsumatori!
8. Rasteve sociale të ju gjendet zgjidhja në bashkëpunim me komunën dhe shtetin!
9. Orëmatësit në rrugë dhe shtylla nuk janë zgjidhje sepse konsumatori nuk e dinë sa ka harxhuar kë, manipulimet janë të mundshme!
10. Të rregullohet rrjeti me standarde Evropiane, dhe rryma (tensioni) të jetë 230 volt +- 5!
11. Manipuluesit në EVN të përjashtohen nga puna dhe të ndëshkohen, kurse pasuria të ju konfiskohet. Fjala është për ata që kanë kërkuar mijëra euro për shërbim i cili është dashur të kryhet falas!
12. Çmimet paushall janë të pa pranueshme përfundimisht!
13. Data e futurës të rregullohet prej fillimit të muajit pra prej 01 deri në fund të muajit ! Duam fatura si në Evropë e jo si që ju teket juve Orëmatësi të kontrollohet bashkë me punëtorin e EVN-ës dhe konsumatorin! Punëtori i EVN-ës është i obliguar konsumatorit t’i tregon çdo fund të muajit sa ka harxhuar?!