Gazetarët mbrëmë kanë qenë të obliguar që të qëndrojnë jashtë objektit të Selisë së VMRO-DPMNE-së, për të pritur konferencë për shtyp nga zyrtarët e partisë në fjalë, njofton Portalb.

Temperaturat e ulëta nën 0 gradë celsius e kanë bërë më të rëndë qëndrimin e tyre, andaj një pjesë e tyre kanë shkuar për t’u ngrohur në një bastore e cila gjendet përballë objektit të VMRO-së.

“Rreth orës 23, kur kemi hyrë në bastore, u paraqitëm përpara të pranishmëve se kush jemi dhe kërkuam që pak të ngrohemi. Sqaruam se partia ku kemi ardhur për të raportuar për ta nuk na do si gazetarë dhe nuk na trajton si njerëz, për atë iu lutëm që të qëndrojmë pak brenda. Të pranishmit, burra, për të cilët menduam se janë persona që luajnë bastore, sipas reagimit të tyre mund të themi se kanë ardhur nga Selia e VMRO-DPMNE-së dhe na porositën që të shkojmë te LSDM dhe Zoran Zaevi për ashtu siç na thanë, “të na mbledhë”. “Të gjithë gazetarët do t’i burgosim. Asnjë nuk do të ngel, të jeni të sigurt se ajo shumë shpejt do të ndodhë. Bashke me Soros do të ju zhdukim”, filluan të bërtasin pesë-gjashtë persona të pranishëm. Personat tjerë të cilët kanë qenë brenda vetëm kanë shikuar dhe kanë heshtur”, shkruan portali maqedonas SDK.