Analist politik Qenan Aliu komenton deklaratën e mbrëmshme të zëdhënësit të BDI-së , Bujar Osmanit, duke ia kujtuar se matematikisht nga 5 minus një opcion që nuk u përkrah mbrëmë do të thotë se kanë mbetur edhe 4 opsione. Ai në komentin e tij shkruan:

…Mund edhe të ndodhë nga lodhja për shkak të mbledhjes maratone të kryesisë qendrore të BDI-së, mbase zëdhënësi Bujar osmani mbrëmë në mesnatë me një “GAF” tha se akoma 5 opcionet mbeten të hapuar në tavolinë.

Ju lutem , matematikisht nga 5 minus një opcion që nuk u përkrah mbrëmë do të thotë se kanë mbetur edhe 4 . Por a ishte kjo nga lodhja e tepërt e z. Osmani apo kjo mund të nënkuptojë edhe skenarë të procedurave paraprakisht të sinkronizuara që prej sot gjenden në vendosje të Ivanovit mbetet të shihet !

( q. aliu )