Lidhja e diasporës Shqiptare për Maqedoni, po tenton me shumë mund të ju bie në fije emajl kontakteve të komunave tona, pra të atyre komunave ku kryetarët janë shqiptarë, por pa sukses!

Jeta Xhara, gazetarja nga Kosova, para zgjedhjeve kishte debate publike me kandidatët për kryetar komune, dhe si pyetje shumë e qartë ishte : a do të jeni transparent me adresat emajl? Të gjithë përgjigjeshin PO!

Për fat të keq, edhe pas dy javëve të kalimit të zgjedhjeve dhe tani më kandidatët e zgjedhur, nuk kanë hapur emajl, punë kjo disa minutash!

Të hapen zyra për mërgatën në komunat tona

LDSHM SHBA / Evropë, në mënyrë publike kërkon nga komunat ku kryeartë janë shqiptarë, të hapin zyre për mërgatën, ku do të punësohen nga dy persona të cilët do të jenë në shërbim të mërgimtareve të cilët do të kenë një adresë ku të drejtohen për nevojat e tyre në komunën ku jetojnë.

Ne disa komunave që kanë emajl adresë do të ju drejtohemi edhe zyrtarisht me letër, por për komunat që nuk kanë hapur emajl adresë, ju përcjellim një kritikë shumë të ashpër, që sa më shpejtë të hapin adresat emajl të tyre, që të dinë qytetarët ku të paraqiten nëse kanë nevojat e tyre!

Të nderuar kryetarë ë komunave, dhe ju administratorë në ato komuna, neglizhenca jauj është e pa justifikuar. Shpresojmë se do të nisni me transparencë tani dhe menjëherë!

Me respekt
Kryesia e LDSHM-së
SHBA / Evropë