Alsat M jozyrtarisht mëson se të hënën zbret në Shkup zv/asistenti i Sekretarit amerikan për çështje evropiane dhe euro-aziatike, përgjegjës për marrëdhëniet e SHBA-së me vendet e Evropës qendrore dhe Evropës qendrore-jugore Hojt Ji.Vizita e tij vjen pas porosive të drejtpërdrejta të Departamentit Amerikan të Shtetit, zëdhënësi i të cilit në një intervistë për Zërin e Amerikës theksoi se qytetarët në Maqedoni zgjodhën përfaqësuesit e parlamentit në dhjetor dhe ekziston shumicë e qartë e cila pret formimin e Qeverisë. DASH gjithashtu tërhoqi vëmendjen se politikanët që përpiqen ta bllokojnë formimin e qeverisë cenojnë sundimin e të drejtës, proceset demokratike si dhe stabilitetin e Maqedonisë dhe rajonit më gjerë.