Të hënën, me 25 shtator fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale që duhet të mbahen me 15 tetor të këtij viti.

Fushata për rrethin e parë zgjedhor do të përfundojë me 13 tetor në mesnatë.

Lista zgjedhore ku janë kryer të gjitha ndryshimet është shtypur, KSHZ-ja e përmbyllë më së voni deri me 24 shtator. Listën Zgjedhore KSHZ-ja e nënshkruan më së voni deri me 29 shtator.

Listat me kandidat për kryetar komune dhe këshilltar i kanë dërguar 19 parti dhe koalicione, ndërsa 64 janë nga grup zgjedhësish.