Njëri ndër çiftet më të dashura në botë, Barack dhe Michele Obama dje (3 shtator) festuan25 vjetorin e martesës së tyre.

Në këtë ditë të veçantë për ta sigurisht se nuk kanë munguar dedikimet për njëri-tjetrin, shkruan lajmi.net

‘’Të kërkoja ty të dalësh me mua është vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë. Të dua Michele’’, ishin fjalët e Barack Obamas për gruan e tij në këtë përvjetor.

Ndërsa urimi i ish – Zonjës së parë, gruas që ia ka rrëmbyer zemrën njeriut i cili konsiderohet më pozitivi dhe më njerëzori në botë ishte po aq emocional dhe i sinqertë sa i atij.

“Gëzuar 25-vjetorin. Edhe pas një çerek shekulli, ti vazhdon të mbetesh shoku im më i mirë, dhe një njeriu më i jashtëzakonshëm që njoh. Të dua”, ka shkruar Michele përkrah një fotografie të rrallë të publikuar në Instagram aty ku dyshja shihet si nuse dhe dhëndërr.

Bashkangjitur i gjeni disa prej fotografive më romatike të tyre si çift. /Lajmi.net/