Tregu i madh i Gostivarit do të rihapet përsëri pasi që për një muaj u mbyll për shkak të coronavirusit.

Njoftimin për hapjen e tregut në Gostivar e bëri ndërmarrja që menaxhon me të njëjtin, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nga java e ardhshme do të fillon me punë tregu i qytetit, pasi zbutja e masave restriktive e mundëson një gjë të tillë”, thonë nga ndërmarrja.

Sipas masave të reja të paralajmëruara nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, që mbulimi i hundës dhe gojës bëhet i obligueshëm me maskë ose shami në hapësira të mbyllura, do të vlejë edhe për tregjet, mesin e tyre edhe Tregun e Gostivarit, pasi nuk mund të krijohen kushte për distancë fizike prej dy metrave.