Bashkia e Shkupit bëri të ditur se për shkak të lagështisë është marrë vendim që të ketë spërkatje të jashtëzakonshme kundër mushkonjave.

Këtë vit, siç theksojnë nga Bashkia e Shkupit, janë kryer katër dezinsektime në ajër dhe katër në tokë kundër mushkonjave, njofton Telegrafi Maqedoni.

Faza e fundit e spërkatjes ishte javën e kaluar, përkatësisht më 15 dhe 16 gusht, ndërsa dezindesktimi në terren ndodhi prej 17 deri 21 gusht.

Dezinsektimi në Shkup po kryhet sipas standardeve evropiane dhe botërore, ndërsa materiale me të cilën spërkatet prodhohet në Gjermani

Nëse kushtet e motit nuk lejojnë të kryhet spërkatja atëherë e njëjta do të ndodhë ditën e ardhshme kur do të përmbushe kushtet e motit.