Ata kanë përfunduar në shtëpinë e të moshuarve, por nuk kanë pushuar së ëndërruari. Nuk kanë asgjë për të humbur e në monotoninë e një dite nisin të këndojnë.

E pikërisht, ata ditë kuptojnë se përpara se vdekja të vijë e t’i marrë është më mirë të realizojnë atë që s’kanë mundur të bëjnë gjatë gjithë jetës. Kjo është fabula e filmit më të ri shqiptar, “Yjet e së ardhmes”, nën regjinë e Edmond Topit.

Ka zgjedhur që në kastin e këtij produksioni kinematografik të mbledhë emrat më të njohur të kinemasë shqiptare, si Margarita Xhepa, Reshat Arbana e Tinka Kurti.

“Yjet e së ardhmes” është në kinematë e kryeqytetit që nga mbrëmja e kësaj të mërkure.