Për shkak të shtimit enorm të mbeturinave dhe mospërfilljes së kërkesave nga ana e Komunës së Tetovës, banorët për të mërkurën paralajmëruan protesta masive para objektit të Komunës.

“Ne për tre vjet e gjysmë presim që këto mbeturina të dislokohen prej aty se është hyrje e qytetit, bëhet ndotja e madhe e banorëve. Ne e presim premtimin që dha kryetarja në fushatën parazgjedhore se atë problem të parin do e zgjedh, dhe për tre vjet e gjysmë, jo që nuk është zgjidhur ky problem por është rritur, dhe lagja jonë ka marrë vendim që atë deponi nuk do e lejojmë më aty”

“Ne si këshill jemi organizuar që ditën e mërkurë me datë 20, pra pasnesër të protestojmë, të vijmë para komunës këtu, dhe me këtë rast apeloj edhe qytetarët e Tetovës të na bashkëngjiten sepse kjo është e padurueshme më. Me këtë rast ftoj edhe njëherë qytetarët të marrin pjesë në mënyrë masive, ftoj nënat fëmijët mundësisht të kenë edhe nga një maskë por e theksoj sërish të jenë të qetë dhe të mos manipulohen nga partitë e ndryshme”

Nga Organizata “Eco Guerilla” gjithashtu paralajmëruan se do të mbështesin protestën e banorëve të Tetovës.

“EcoGuerilla do ta përkrahë protestën e datës 20 korrik në ora 12, që do mbahet përpara komunës, pra e përkrahim në çdo mënyrë që mundemi, logjistike, morale mbështetje me pjesëmarrje direke dhe me mobilizim të qytetarëve”, deklaroi Arianit Xhaferi, EcoGruerilla.

Revolta e banorëve të Lagjes Dardania dhe lagjeve tjera të qytetit, vjen pas shtimin të madh të sasisë së mbeturinave në depon, ndërsa me djegien e tyre rrezikohet popullata për shkak të lirimit të erës së rëndë./Alsat-m/