Kafeja e bën mëngjesin shumë më të mirë! Por ai filxhan kafeje që pimë a po na bën mirë apo keq? Mjaft hulumtime janë kryer rreth efekteve negative dhe pozitive të pirjes së kafes. Më poshtë keni të gjitha e vetitë e ju, peshoni vet.

Të mirat:

Antioksiduesit. Kafeja është e mbushur me antioksidues sikur acidi klorogjenik dhe melanoidini. Antioksiduesit ndihmojnë ne pengimin e oksidimit, proces qe shkakton dëmtimin e qelizave dhe kontribuon ne plakje. Melanoidinet nga kafeja e pjekur kane efektet antioksidues varësisht nga mënyra se si është trajtuar kafeja.

Sëmundja e Parkinsonit. Konsumimi i rregullt i kafes zvogëlon rrezikun e sëmundjes se parkinsonit. Një numër studimesh kane treguar se njerëzit qe pinë kafe rregullisht janë shumë më me pak gjasa të zhvillojnë sëmundjen e parkinsonit.

Diabeti. Konsumimi i kafes është potencialisht proaktive kundër zhvillimit te diabetit tip 2. Një studim prospektive kohorte si pjesë e US Nurses Health Study ka zbuluar se konsumimi i matur si i kafenesë te dekafenizuar dhe asaj te kafenizuar mund te zvogëlojnë rrezikun e diabetit tip 2 tek gratë ne moshe te re dhe ato ne moshe mesatare.

Ceroza Melçis. Pirja e kafes mund te mbroj nga ceroza Melcis, veçanërisht ndaj cerozes alkoolike.

Gurë ne fshikezen e Temthit. Ekzistojnë disa dëshmi se pirja e kafes mund te jetë mbrojtëse ndaj formimit të gurëve në fshikëz si tek gratë ashtu edhe tek burrat.

Gurët ne Veshkë. Konsumimi i kafes ulë rrezikun e formimit të gurëve në veshkë. Kafeja rrit vëllimin e urinës kështu duke parandaluar kristalizimin e kalciumit te acidit oksalik, komponenti kryesor më i zakonshëm i gurëve ne veshke.

Përmirësim Të Performancës Mendore. Kafeina në kafe është një simulant mirë i njohur. Kafeja rrit vigjilencën, vëmendjen dhe zgjuarsinë. Një filxhan kafe gjithashtu mund të rritë edhe procedimin e informatave.

Semundja Alzhemerit. Konsumimi i rregullt i kafes duket të mbroj njerëzit kundër sëmundjes se Alzhemerit. Nje studim i fundit ne minj tregoj qe kafeneja ekuivalent i pesë filxhanëve në ditë ka zvogëluar ndërtimin e pllakëzave destruktive në tru.

 Te këqijat

Sëmundjen E Zemrës. Lidhja mes konsumit te kafes dhe rrezikut për sëmundje kardiovaskulare është ekzaminuar ne shume studime por rezultatet mbesin kunderthënese. Shumica e studimeve prospektive kohortë nuk kanë zbuluar qe konsumi i kafes të jetë i lidhur me rritje te rëndësishme te rrezikut te sëmundjes kardiovaskulare

Në njërën anë përzierjet organike te natyrshme qe ndodhen ne kafen e pa filtruar si kafestol dhe kahevol te dyja duken te rrisin rrezikun për sëmundjen koronare te zemrës. Disa studime kane konfirmuar efektin e saj te rritjes se kolesterolit.

Konsumimi i kafes është gjithashtu i lidhur me një rritje te plazmave homocistine, njeri nder faktorët, rreziku i sëmundjes koronare te zemrës. Ne anën tjetër një rrezik i vogël i sëmundjes se zemrës ne mesin e atyre qe pine kafe ne mase mesatare ndoshta është per shkak te antioksiduesve qe gjinden ne kafe.

Përveç kësaj te fundit qe u tha, kafeina mund te rrit rrezikun e sulmit ne zemër, veçanërisht tek ata njerëz qe bartin variantin e gjenit te “ngadalshëm” për enzime qe metabolizon kafeinen.

Kolesteroli.

Konsumimi i tepërt i kafes te vluar ngrit nivelet kolesterolin LDL (kolesterolin e keq). Kafeja e pafiltruar përmban dy përzierje kafestol dhe kahveol qe rrisin kolesterolin.

Enët e Gjakut. Kafeja ndikon negativisht tek toni dhe funksioni i enëve te gjakut (ngrit ngurtësinë arteriale dhe refleksionet).

Pengesa Te Ritmit Te Zemrës. Kafeja mund te shkaktoj te rrahura te shpejta jo te rregullta (aritmi kardiake).

Shtypja e Gjakut. Edhe pse konsumimi i kafes nuk është faktor i rëndësishëm i hipertensionit, prapë prodhon efekte jo te favorshme ne shtypjen e gjakut dhe njerëzit e prirë ndaj hipertensionit mund te jen me te cenuar. Një studim i fundit Italian ka zbuluar se pirja kafes mund te rrit pak rrezikun e zhvillimit te hipertensionit te persona me shtypje te ngritur te gjakut.

Osteoporosis.

Pirja kafes mund te nxit nxjerrje ekstra urinare te kalciumit. Konsumimi i tepert i kafes (4 filgjane = 600ml apo me shume) mundet ne mënyrë modeste te ngrit rrezikun per Osteoporosis, veçanërisht tek gratë qe marrin sasi te vogla kalcumi.

Urthe (Thartire Stomaku). Një filxhanë kafe mund te nxit thartirën.

Gjumi.

Shumica prej nesh jemi te vetëdijshëm për efektet stimuluese te kafeines. Sasi te mëdha te kafeinës te pira para se te shkoni ne shtrat mund te shkaktojnë parehati dhe vështirësi ne fjetje, tendence qe te zgjoheni me shpejte nga zhurma te vogla dhe zvogëlim te kualitetit te gjumit ne përgjithësi!

Dehidrim. Kafeina ne kafe është diuretik i mesëm dhe mund te ngri jashtëqitjen urinare. Ky efekt lehtë mund te neutralizohet me pirjen e një gote ujë ekstra bashkë me kafe.

Varësi. Kafeina është drog, një simulant i sistemit nervore qendrore, dhe prodhon varësin. Tërheqja nga kefina është një sindromë real. Ju ndoshta mund te përjetoni disa dite me kokë dhimbje dhe irritim nëse vendosni te leni pirjen e kafes. Por për të thyer këtë ves është relativisht lehtë dhe shumica e njerëzve nuk janë të fiksuar pas kafes.