E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniTë pamundurit dhe të sëmurët mund të paraqiten për votim në zgjedhjet...

Të pamundurit dhe të sëmurët mund të paraqiten për votim në zgjedhjet presidenciale

Personat e pamundur dhe të sëmurë deri në mesnatë mund të paraqiten për votim në zgjedhjet presidenciale të caktuara për më 24 prill.

“Votuesi i cili nuk ka mundësi të votojë në vendvotim (person i pamundur apo i sëmurë) ndërkaq dëshiron të votojë për atë do ta njoftojë KKZ më së voni 7 ditë para ditës së caktuar për votim, 16 prill, 24:00”, ceket në librin e afateve të Komisionit shtetëror zgjedhor.

Nga KSHZ informojnë se personat e pamundur apo të sëmurë votojnë në shtëpitë e tyre një ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Këtë votim e zbaton këshilli zgjedhor kompetent për zbatimin e votimit për vendvotimin të cilit i tkaojnë këta persona, më 23 prill (e martë)”, ceket në Librin e afateve të KSHZ-së.

Fushata për zgjedhjet presidenciale përundon në mesnatë më 22 prill.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments