Me kë shoqëroheni ndikon në rrethanat e jetës suaj.

Sipas një hulumtimi pesëvjeçar me 117 milionerë, autori i studimit, Thomas C. Corley, tregon se shumë kohë para se të bëheshin milionerë, ata kishin vendosur të shoqëroheshin vetëm me individë të cilët i kanë inspiruar të bëhen të pasur e të suksesshëm, transmeton Telegrafi.

Por ndryshe nga pasanikët, njerëzit tjerë i zgjedhin rëndom miqtë, shefat dhe bashkëshortët.

Ata thjesht lidhin me miqësi me dikë që ndihen komod afër tij/saj, dhe që i kanë shprehitë e njëjta.

Sipas Corleyt, njerëzit të cilët mund t’ju ndihmojnë të bëheni të pasur kanë disa trajta të përbashkëta:

– Shprehi të mira
– Pikëpamje pozitive
– Janë të besueshëm
– Kanë qëndrim inkurajues
– Janë tejet besnikë
– Punojnë shumë
– Kanë llogaridhënie individuale
– Gatishmëri dhe disiplinë të madhe
– Pasion dhe entuziazëm
– Janë mirënjohës.
Pra, këto trajta duhet t’i kërkoni te dikush me të cilin dëshironi të lidhni miqësi nëse vendosni të bëheni të pasur.

Sidoqoftë, çfarë trajta duhet shmangni te miqtë tuaj? Siç duket, gjithçka që është e kundërt me listën e mësipërme, duke filluar nga shprehitë e këqija, nga pikëpamja e viktimës dhe tendencën për t’i fajësuar tjerët kur gjërat nuk shkojnë siç duhet.