Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme një 40-vjeçar nga Gostivari është thirrur në bisedë pasi dyshohet se i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri ditën e zgjedhjeve.

“Mbrëmë (18-tetor) rreth orës 21:30 në Stacionin Policor të Gostivarit, është thirrur personi E.J. (44) nga Gradeci i Gostivarit, duke vepruar në bazë të raportimit se në mbrëmjen e 17/18 tetorit, rreth orës 21:00, gjatë festës me armë zjarri ka qëlluar përpara selisë së një partie politike në Negotinë të Pollogut. Inspektim ka kryer ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar. Në vendin e raportuar janë gjetur dhe marrë për ekspertizë dy gëzhoja plumbi kurse prej personit E.Ј. është konfiskuar gjithashtu për ekspertizë dhe një pistoletë që e posedonte me licencë”, theksojnë nga SPB-Tetovë.