Një përleshje e dhunshme ndodhi afër në një parking të dyqaneve në pjesën veriore të Berlinit të premten, duke lënë katër persona të lënduar, raportoi gazeta gjermane, “Berliner Zeitung”.
Më vonë, kjo gazetë njoftoi se një person është arrestuar nga policia, shkruan Reuters.
Mediet lokale raportuan se në mesin e të lënduarve janë tre burra e një grua, duke shtuar se policia i ka marrë në pyetje dëshmitarët dhe e ka rrethuar vendin e ngjarjes.