Shkollat fillore dhe të mesme do të mësojnë të shtunën, më 11 nëntor. Do të punohet me orar të ditës së mërkurë. Kështu qëndron në vendimin e MASH-t, të publikuar në Gazetën Zyrtare, ndërsa kjo është ë shtuna e fundit që do të punohet për këtë gjysmë vjetor, njofton Koha. “Me ligj në pajtueshmëri me vitin shkollor, këtë vit shkollor duhet të ketë patjetër 180 ditë pune. Sepse këtë vit pushimi dimëror do të fillojë më 30 vjetor dhe do të zgjas deri më 21 janar, ndërsa pushimi veror do të fillojë më 9 qershor ndërsa do të zgjas deri më 31 gusht, dhe do të duhet të punohet katër të shtune, nga dy në çdo gjysmë vjetor”, informoi MASH në fillim të vitit shkollor.