Ilire Dauti  nga koalicioni ALEANCA&ALTERNATIVA  në seancën që  është duke u zhvilluar në Kuvend për zgjedhjen e qeverisë së re  ka reaguar ashpër ndaj koleges nga Bashkimi Demokratik për Integrim Arta Bilalli,  në lidhje me listën e nominuar për ministra  nga partia që ajo përfaqëson për  qeverinë e re.

Sipas saj, ajo është e zhgënjyer nga përfaqësimi i grave në Qeverinë e re dhe thotë se është skajshmërisht e turpshme që një vend që synon integrimin në BE, nga gjithsej 19 ministra, të ketë vetëm 4 gra, në mesin e të cilave asnjë shqiptare.

Ja edhe fjalimi i plotë e deputetes Ilire Dauti:

Fjalimi në seancën e djeshme në formë replike, për përfaqësimin zero të femrës shqiptare në postet ministrore!

Fjalimi në seancën e djeshme në formë replike, për përfaqësimin zero të femrës shqiptare në postet ministrore!

Gepostet von Ilire Dauti – Faqja Zyrtare am Sonntag, 30. August 2020

Më së paku do të doja të dilja dhe ti replikojë një fjalimi të një zonje, sepse i gëzohem çdo fjalimi të cilës do zonje qoftë.

Megjithatë,respektin në përgjithësi për zonja,  duhet me e konceptu shumë më ndryshe  nga kjo  që paraqitet këtu.

Meqenëse edhe zonja paraprake qu thirr në program, i sugjeroj që të lexojë pak më mirë faqen 32 të këtij programi, ku flitet për barazi të plotë në mes meshkujve dhe femrave. Dhe pikërisht ky program demantohet  nga vetë lista, ku janë të nominuar  vendet e ministrave të kësaj qeverie.

Nga 19 ministra vetëm 4 janë të gjinisë femrore. Ndërsa nga të gjithë të nominuarit ministra shqiptarë nuk e gjen as edhe  një të vetme femër.

Unë nuk ju drejtohem tani zonjave të Bashkimit Demokratik për Intregrim, mbase me ate e shoh shumë të arsyeshme, pavarësisht bindjeve  politike, por edhe  etnike e fetare me gjithë zonjat e tjera të nderuara.  Mbase e shihja të arsyeshme të ngrem nisma , për ta hequr nga përdorimi identifikimin numerik të femrave me numrat tre, gjashtë dhe nëntë. Ndërkaq, sot po shoh së Bashkimi Demokratik për Intregrim me këtë listë të nominuarish për deputet na çon edhe shumë më mbrapa nga kjo. As treshi e as gjashta nuk janë një femër.

E pra, të nderuar zotërinjë të bashkimit Demokratik për Integrim,! Në qoftë se ju nuk doni që ti konsultoni të dhënat që femrat në botë kanë arritur rezultate të larta dhe ju duken të largëta ato, atëherë ejani këtu më afër. Merrni për shembull gjithë ata zonja të nderuara të historisë të femrave shqiptare dhe aty do të shifni dhe do të takoni që nga  “Nobelistja e Paqës” Nënë Tereza, e nësë doni edhe nga ata pak më luftaraket , ku psh shembull do tua përmndi xhudisten , kampionen botërore Majlinda Kelmendi, , e shumë e shumë emra të tjerë.

E nëse edhe këta ju duken të largëta, atëherë të nderuar zotërinjë të Bashkim Demokratik Integrim, niseni dhe shifuni nga vetvetja dhe duke parë nga vetëvetja , mos harroni se edhe ju jeni të lindur nga një femër.

E pra, në qoftë se nuk u turpëruar aspak kur i nominuat këta emra për ministra , atëherë së paku turpërohuni nga ata që sa do vonë kur të ktheheni në shtëpitë e juaja, ju presin për tua hapur derën. Nënat , motrat dhe vajzat e juaja.