tetova me jugohrominNdërprerja e tymit të Jugohromit, pas mbylljes së kësaj fabrike më 31 janar, jo vetëm që ka pastruar ajrin e Tetovës, por ka nxjerrë në shesh edhe rrenat e ministrave të BDI-së  dhe gjithë përfaqësuesve tjerë të lartë të kësaj partie të cilët thonin se Jugohromi nuk është ndotësi më i madh i ajrit, duke akuzuar me këtë rast edhe qytetarët dhe veturat.

Ndërkohë pas publikimt të  disa fotove ku shifej shume qart ndryshimi nivelit të ndotjes para dhe pas mbylljes se Jugohromit, si duket këto imazhe i kanë shqetsuar tejmase  funksionaret e BDI-së, sa që me shpejtësi kanë porositur telallët e tyre, që të parashtrojn pyetjet ”E tash kush e ndot ajrin në Tetovë” ose ”Tetova edhe pa Jugohromin me ajer të ndotur”!… Shifet qartë tendenca nëpërmjet së  cilës duan të dërgojnë një porosi deri te qytetarët se Ministri Nurhan Izairi paska patur të drejtë në atë cfar thoshte se: ”Kot i jeni vu në qafë Jugohromit se nuk është Jugohromi ndotësi i  vetëm”.!

Është  intersant fakti edhe pse duket qarte se ajri nuk është i ndotur në atë nivel sikura para disa ditëve para se të mbyllej Jugohromi, por prapseprap aplikacioni që tregon matjen  e nivelit të ndotjes është në nivel disa herë më të lartë se niveli i lejuar sipas standardeve të Unuionit Europjan, gjë që na bën të dyshojm se kanë  bërë presion ose  kurdisur matjen  me të vetmin qëllim që të dëshmojnë se nuk paska qenë faji vetëm i Jugohromit.

Po ju sjellim këtë foto që tregon se sa i ndotur ka qenë ajri para mbylljes së Jugohromit dhe sa i pastër është tani pas mbylljes.tetova me jugohrominzh jugots jugo