
Vatikani nënshkroi traktatin e parë më Palestinën qershorin e kaluar, kur bëri thirrje për veprime që ndalojnë konfliktin izraelito-palestinez dhe i dha mbështetje një alternative dy-shtetërore.
“Selia e Shenjtë dhe Shteti i Palestinës kanë njoftuar njëri-tjetrin se kërkesat procedurale për nisjen e zbatimit të marrëveshjes janë përmbushur”, ka njoftuar nëpërmjet një komunikate Vatikani sot.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kishte miratuar një rezolutë në viti n 2012 që njihte Palestinën si shtet pa të drejtë të anëtarit, por vetëm si observues. Kjo gjë ishte mirëpritur nga Vatikani, i cili ka gjithashtu të njëjtin status në OKB.