Organizata Botërore Meterologjike (WMO) ka lëshuar një raport mbi motin ekstrem që ka goditur shumë pjesë të botës në qershor dhe në fillim të këtij muaji.

Qyteti Iranian ‘Ahvaz’ me 29 qershor ka arritur temperaturën prej 53.7 gradë Celcius, që është një rekord absolute I temperaturave për atë vend, dhe kjo ka ndodhur nën valën e të nxehtit që ka përfshirë rajonin e Iranit, Irakut.

Autoritetet në Serbi dhe Kroaci kanë paralajmëruar qytetarët të mos dalin në diell dhe të pihet sa më shumë ujë për aq kohë sa vala e të nxehtit ka goditur Ballkanin këtë fundjavë.
Temperaturat arritën në 40 gradë në disa zona, ku kishte edhe goditje të erërave të nxehta.
Gjithashtu është njoftuar se gjashtë persona të moshuar kanë humbur jetën si pasojë e të nxehtit. Një numër i madh i të rinjve humbën vetëdijen në fundjavën që shkoi në Rijeka të Kroacisë, si rezultat i këtyre temperaturave, raporton sata.24, duke iu referuar informacioneve nga Departamenti I Mjekësisë Emergjente.