Temperaturat e larta tropikale që kanë përfshirë vendin tonë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Maqedonia e dhe më tej do të jetë në fazën portokalli. Mot i ngjashëm do të mbaj deri të premten, më pas sipas meteorologëve do të ndjehet një ndryshim i vogël, por megjithatë temperaturat e ditës edhe më të tej do të jenë të larta.

Deri të premten, temperaturat maksimale do të jenë në interval prej 35-40 gradë Celsius,edhe në zonat e Shkupit presim temperatura të njëjta. Pastaj të shtunën do të ndjehet një ndryshim I motit,sepse gjatë ditës do të kemi rritje të vranësirave, do të fryjë një erë jugperëndimore , megjithatë temperatura e ditës do të jetë prapë shumë e lartë – tha Kostadinka Arsovska Sinoptikane.

Temperaturat e larta të këtyre ditëve dhe mungesa e shiut që nga muaji qershor rrezikon edhe rezervat e ujit.

Presim këtë muaj të kemi nivel të ulët të ujit që do të vazhdojë gjatë periudhës së ardhshme, sepse edhe nga kolegët sinoptikan marrim informacione se edhe më tej do të mbaj mot i thatë, dhe kjo rrezikon zvogëlim të rezervave të ujit në nëntokë dhe në lumenjë. Që nënkupton se edhe më tej presim ulje të nivelit të ujit – u shpreh Vasko Stojov, Hidrolog.

Deri në ndryshimin e motit dhe uljen e temperaturave që sipas sinoptikëve pritet të ndodhë të dielën, Ministria e Shëndetësisë vazhdon edhe më tej me rekomandimin e saj që qytetarët të mos dalin pa nevojë nga ora 11-17,të mbajnë veshje të lehta me ngjyrë të ndritshme dhe të konsumojnë të ushqimit të lehtë dhe sa më shumë lëngje.

Në ndërkohë Inspektorati Shtetëror i Punës iu shqiptoi gjoba 84 kompanive për shkak të mosrespektimit të rekomandimit për mbrojtjen e punëtorëve nga moti i nxehtë në të cilën gjendet Maqedonia .Në periudhën nga 4 e deri më 6 gusht janë kryer 207 inspektime dhe tek 84 kompani është konstatuar se nuk i janë përmbajtur ndalimit të punës në qiell të hapur prej orës 11 deri në orën 17./Alsat-M/