1-1 mbaroi derbi mes Shkupit dhe Shkëndijës, ndeshje kjo e javës së 17-të e LPFM-së. Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin e Çairit u përcoll mes 2 ndërprerje. Herën e parë u ndërpre për 5 minuta si pasojë e mjeteve piroteknike nga tifogrupi Shfercerat. Stadiumi u mbulua nga tymi.

Pjesa e parë u mbyll pa gola. Në pjesën e dytë golin e parë e shënuan mysafirët nga Tetova, në minutën e 71’ me përmes Sindri Guri, duke e çuar rezultatin në 0 me 1.

Tifozët e Shkupit të revoltuar, përsëri bënë që loja të ndërpritej për 5 minuta të tjera. Ata filluan të gjuajnë me mjete të forta në fushë, kundrejt lojtarëve të Klubit Futbollistik Shkëndija.


Më pas në minutën e 88’-të nikoqirët barazuan shifrat me anë të një super goli nga goditja e dënimit që u ekzekutua nga lojtari Fredi Alvarez.

Edhe pse shpëtuan nga disfata, revolta e tifogrupit Shferceret nuk u zbut aspak. Ata vazhduan të shprehin revoltën e tyre duke ua pamundësuar kështu daljen nga fusha e gjelbër lojtarëve të Shkëndisë. E këto të fundit u desh të shoqërohen nga forca të shumta policore për të lënë fushën e blertë.

Në ndeshjet tjera, Struga Trim Lum është mundur 1:0 nga Skopje, Rabotniçki fitoi 2:1 Bregallnicën, Makedonija Gjorçe Petrovi triumfoi 4:1 përballë Akademia Pandevit, Pelisteri u mund nga Boreci me shifra 1:3, ndërsa Renova-Tikveshi u mbyll me barazim 1:1.