Stacioni policor në Gostivar ka ngritur padi penale kundëe 32-vjeçarit E.H. nga Gostivari për shkak të dyshimit bazë se ka kryer veprën penale ‘vrasje me tentativë’, përcjell Fol.

”Më 5 dhjetor, rreth orës 18:30 në Gostivar, në rrugën ‘Tode Bogdanoski’, i paraqituri në një zënkë verbale me 32 vjeçarin D.K. nga Gostivari, me thikë dhe sëpatë ka sulmuar fizikisht, por është ndaluar nga kalimtarët, çka D.K. i ka shkaktuar lëndime trupore në pjesën e kokë dhe dorën e majtë”, informojnë nga policia. /Fol/