Gruaja nga Ilindeni ka raportuar në polici se është sulmuar nga katër qen endacak dhe një prej tyre e ka kafshuar, përcjell Fol.

Kur ka rënë gruaja në asfalt, qentë e tjerë e kanë tërhequr për rroba, pas së cilës kanë ardhur kalimtarë për të ndihmuar atë dhe i kanë përzënë qentë.

E lënduara ka kërkuar kujdes mjekësor në Klinikën Infektive, ku edhe i janë konstatuar lëndime trupore dhe më pas është liruar nga spitali. /Fol/