Tim Shkupi

Tani ky konflikt mes imbicilëve të BDI-së dhe BESËS është artificial, jo i shendetshëm për vet këto dy parti, që ju kanë frikë zgjedhjeve të reja dhe protektoratit ndërkombëtar. Njejtë sikur nuk merakosen disa shtegtarë të Ali Ahmetit nga Tirana dhe Prishtina për ta na treguar rrugën dhe përcaktimin tonë politik në Maqedoni.

Në të dy variantet, fitojnë qytetarët e rendomtë shqiptarë të Maqedonisë, sepse heqin qafe partitë me germa latine, të cilat duan të përdorin lypsarët (trushpërlarët e tyre për një gjevrek) si mish për top në gropën e idiotizmit publik, që pastaj tua dërgojnë ndonjë trëndëfil të kuq tek gurri i vorrit tsi viktima të regjimit.

Por, në këto dy variantet fitojnë edhe maqedonasit dhe të tjerët, sepse heqin qafe nacionalizmat arkaik dhe mentalitetin komunist të shekullit të 19 dhe 20, që i ka verbruar në destinacionin për humbje në luftë me Perëndimorët, të cilët kanë qenë dhe mbeten sponzoruesit më të mëdhenjë të shtetit të brishtë me emrin FYROM.

Eksponentët e BESËS kanë qenë kurrizi i BDI-së për të degjeneruar vlerat e shqiptarëve në këtë parti prej fillimit të saj. Sot kanë partinë e tyre, por në thelb janë fraksion i BDI-së.

Sa ka mundur BDI-ja, po aq do të mundet partia BESA për t’i asimiluar shqiptarët e Maqedonisë.

Histeria e BDI-së dhe BESËS është kulmi i hiperinflaciont të genjeshtrave të folkpatriotizmit primitiv, qyqar, që duan të angazhojnë qytetarët shqiptarët, njejtë sikurse Tomisllav Nikoliçi i Serbisë, të besojnë në shkatrrime dhe luftë artificiale brenda llojit.

Kjo histeri vjen si rezultat se qytetarët shqiptarë të Maqedonisë kanë dalur më të mençur se sa partitë me germa latine, pasi nuk pranuan të fusin duart në prush duke e pasur mashën, sikurse edhe shumë instrumente tjera në disponim.

Punën e mashës e kemi përjetuar shumë keq gjatë këtyre 26 vjetëve të sistemit pluralist në Maqedoni, herë kundër LSDM-së, herë kundër VMRO-së. Ndërsa këta maskarenjë të partive me germa latine (që i njeh rrethi dhe shoqëria shumë mirë) kanë mbushur xhirollogarit e tyre bankare me pasuri marramendëse me një milion e më shumë, në bazë të informacioneve nga agjencioni për anti-korrupsion, pa i shijuar peripecitë e shqiptarëve të Diasporës, të atyre që kanë punuar natë e ditë dhe nuk kanë kursyer për të ndihmuar shqiptarët e Maqedonisë!

Ndërsa histeria e VMRO-së me veglat e BDI-së dhe BESËS, nuk ka dyshim se e dërgojnë Maqedoninë në protektorat ndërkombëtar, gjë që nuk është gati LSDM-ja ta pranojë, por as ta ekzekutojë dëshirën e VMRO-së, e cila mendon se mund të aplikohen metodat e regjimit të Millosheviqit në Maqedoni për ndonjë konflikt të kontrolluar.

Fitilat e Ali Ahmetit, që i përmendë me krenari prej injoranti, kur e merr shpesh shembull Ukrainën, mund t’ia përshpejtojnë ballafaqimin për përgjegjësinë politike, asgjë më shumë. Ky injorant është i dezertuar nga Tirana, nga Prishtina dhe pas kësaj edhe nga BE dhe NATO.

Tani konfliktet e kontrolluar kanë haraçin e madh dhe nuk ka askush para në Perëndim për të gjuajtur kot për imbicilët e partive në Maqedoni, qoftë maqedonase apo shqiptare. Nuk i ka as Putini, kur dihet se është rrethuar në të gjitha anët me trupat e NATO-së.

Kështu BESA shkatrrimin e BDI-së e kërkon dhe mund ta realizon vetëm përmes VMRO-së.

Një mijë herë ju kam shkruar se grupi pas perdeve i BESËS kanë lidhje të fshehta me SKELETIN e VMRO-së.

Kurse Xhevdet Hajredini, një ish-politikan i Gligorovit, që e ka kapur histeria e pushtetit politik, është e kuptueshme pasi në pyetje janë përfitimet me para e reklama në favor të Alsat Makedonskit. Që në këtë televizion shohim politikan vetëm nga Gostivari!

Kjo histeri është sikur histeria e Kim Mehmetit. Të kishin qenë këta të BESËS me LSDM-në kishin bërë koalicion parazgjedhor para 11 dhjetorit 2016, por e kanë pasur bishtin e kapur me derë dhe krejtësisht matematika tjera për kulaç TATLITEZE.

P.S.
Nuk e di prej nga ky komoditet për disa që të nënçmojnë inteligjencën e shqiptarëve të Maqedonisë!