Sulmet e ngjashme, të ulëta nga mercenarët e Fatmir Izairit të BDI-së ndaj Reshat Aliut tregojnë frikën që e kapluar Fatmirin për implikimin e tij

Një status, i Dr Reshat Aliut kandidat i Alencës për shqiptarët në komunën Zhelinës i publikuar sot dhe i paramenduar qëllimshëm për të tërhequr në kurth doktorin e BDI-së, Fatmir Izairin dha edhe rezultatin e parë të frikës dhe përballjes me revizionin. Frika e tij është treguesi më i qartë së revizioni do të tregojë abuzimet e BDI në këtë komunë se si kanë funksionuar.

Mbi dokin e BDI-së gjatë qeverisjes me komunën e Zhelinës rëndojnë akuza nga qytetarët për keqmenaxhim, mungesë transparence, kriminalitet ekonomik, tjetërsim të pronës publike dhe frikësim të qytetarëve. Edhe ato pak investime që doki i BDI-së pretendon se i ka bërë me vendbanimet e komunës së Zhelinës, shumica prej tyre janë investime që ka rrjepur qytetarët, duke u zhvatur euro të majme në kurriz të djersës së tyre. Gjitha këto investime që ai pretendon se i ka realizuar në koofinancim me qytetarët janë të jashtëligjshme, ku nuk është respektuar ligji për vetëqeverisjes lokale. Andaj, edhe revizioni i paralajmëruar tmerron dokin e BDI-së dhe angazhon mercenar mediatik të paguar në mënyrë të jashtëligjshme me para në dorë për të nxirë kandidatin tjetër, që e sheh si rrezim për t’ia marrë pushtetin. Andaj, doki epoka jote përfundon, dhe vjen koha e njerëzve me dinjitet dhe njerëzve që kanë humanitet, të cilët janë të gatshëm të jenë në shërbim të cilido qytetar.

Një fjalë e urtë popullore thotë: Aty ku dhemb dhëmbi shkon edhe gjuha.Andaj edhe Fatmir Izairit si duket i dhemb “dhëmbi” e tërbohet kur i përmendet fjala “revizion”./fol.mk

©FOL