Një tërmet i shkallës 7.3 ka goditur sot në mëngjes brigjet e Filipineve

Tërmeti, i cili goditi në juglindje të ishullit Jolo, është matur të jetë me thellësi 380 milje, sipas Institutit Gjeologjik të SHBA’së, transmeton Express.

Por sizmologët filipinas thonë se tërmeti ishte shumë i rëndë andaj besohet se mund të ketë edhe dëme të mëdha materiale, por nuk përjashtohet mundësia edhe për viktima.