Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në qarkun e Elbasanit.

Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave magnituda e tërmetit ka qenë 3 e shkallës Richter.

Epiqendra ka qenë rreth 3.5 kilometër në Jug të Librazhdit, ndërsa thellësia e lëkundjeve ishte 25 kilometër.

Vatrat e tërmetit vijojnë të jenë aktive në vend, që pas atij të 26 nëntorit, i cili shkaktoi viktima.