Këtë mëngjes (9 tetor 2017), në orën 08:05, një tërmet me magnitudë 2.7 sipas shkallës Rihter, ka shqetësuar banorët e Dellçevës, përcjell Fol.

Epiqendra e tërmetit ishte 13 kilometra larg Dellçevës dhe 98 kilometra nga Sofja, Bullgaria, ndërsa thellësia prej 12 kilometrash.

Përndryshe, periudhën e fundit, Ohri është dridhur nga mëse mijëra tërmete. Më i fuqishmi me fuqi prej 3.9 shkallë Rihter. /Fol/