Nga një tërmet që ndodhi në orët e vona të së premtes me epiqendër në Bosnjë dhe Hercegovinë është shënuar edhe viktima e parë.

Sipas medieve të Bosnjë dhe Hercegovinës, bëhet fjalë për një vajzë nga Stoca, në shtëpinë e së cilës ra një gur i madh.

Dhe familjarët e saj kanë konfirmuar për Klix.ba se vajza fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Siç bëhet e ditur, vajza, me inicialet E.S. kishte lindur më 1994.

Ndërkohë prindërit dhe motra e saj raportohet se u lënduan lehtë.

Veç vdekjes së saj, mediumi në fjalë raporton se ka edhe të lënduar, në Stolac, Ljubinje dhe qytete të tjera të Hercegovinës.