Ky është tërmeti i tretë për sot.

Një tërmet me fuqi prej 3.3 shkallë të Rihterit e ka goditur sonte Ohrin.

Tërmeti është regjistruar në ora 19:00 dhe është tërmeti i tretë për sot, pasi gjatë ditës janë regjistruar dy tërmete tjera më intensitet më të dobët.

Rajoni i Ohrit për javë të tëra është duke u prekur nga tërmetet, të cilët thuajse janë bërë të përditshëm, ndërsa deri më tani nuk kanë shkaktuar dëme materiale, apo viktima.