Qeveria as dje nuk vendosi për heqjen e masave rigoroze në hyrje daljet e vendit.

Vendimi për heqjen e testit negativ dhe vetizolimin 14 ditor të secilit që hyn në ndonjërin nga kufijtë e Maqedonisë së Veriut nuk u miratua as në mbledhjen e djeshme të qeverisë, ndërsa kabineti qeveritar, përkundër paralajmërimeve ditë më parë, nuk ka mbajtur mbledhje.

Ne Qeveri nuk tregojnë se kur mund të hiqen masat e rrepta për hyrje në Maqedoni, ndërsa nuk ka një paralajmërim se kjo mund të ndodhë shumë shpejt.

Testi negativ dhe vetizolimi gjatë hyrjeve në vend mbeten në fuqi!?

Ndryshe, shtetasit e Maqedonisë së Veriut që hyjnë në vend, duke përfshirë këtu edhe mërgimtarët, do të duhet të kenë me vete test PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë, si dhe do të duhet të firmosin deklaratë se do të vetizolohen për 14 ditë.
Në ndërkohë, ata që nuk e kanë një test të tillë, do të dërgohen për 14 ditë në karantinë shtetërore.