Në Spitalin e Gostivarit ka tetë punonjës shëndetësor tê infektuar me CoVid 19. Pas testimeve të kryera ditêve të fundit pasi pozitiv rezultuan tre punonjës, një mjek dhe dy motra medicinale, pozitiv kanë dalë edhe pesë të tjerë nga personeli i spitalit.

Në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” janë marrë 138 strisho. Informacioni për të infektuarit e rinj arriti mbrëmë si pêrgjigje pas pyetjes së parashtruar deri te zëdhënësi i qeverisë së RMV-sê.

Protokollet epidemiologjike janë realizuar pasi javën e kaluar një mjek dhe një motër medicinale nga Reparti Intensiv dolën pozitiv me kronavirus pas testimit. Tê premten pozitive doli edhe një motër medicinale nga Reparti Infektiv.

Udhêheqêsia e sitalit nga fillimi i situatës vendosi masa restriktive për pranim të pacientëve nê hyrje tê Spitalit. Puna nê reparte u ndryshua dhe personeli punonte me ndêrrim një javorë, që siç u tha, të parandalohet infektimi mes tê punësuarve. Pêr situatën e re pritet sot të diskutohet edhe në mbledhjen e shtabit tê emergjencave pranê Komunës së Gostivarit.