Imami nga Tetova i cili punon dhe vepron në SHBA, përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se sot ka pranuar edhe një amerikan tjetër islamin në prezencën e tij.
Postimi i tij i plotë:
Amerikani, thirrës në Islam.
Ju kujtohet De’Von?!. Para meje e pranoi Islamin 7 muaj më parë. Por ai nuk u mjaftua me kaq, sepse e kuptoi se Islami është mirësia më e madhe që Zoti ia jep njeriut, prandaj edhe u angazhua që këtë mirësi ta përhap edhe të tjerët. Angazhimin e tij Allahu nuk e humbi.
Sot edhe një amerikan e pranoi Islamin, e tha Shehadetin para meje, De’Von u bë sebep, e vetëm Allahu është udhëzues.
D.J. Thompson, mirë se erdhe në Islam vëlla.
Allahu e pranoft Islamin e tij, e juve ua pranoft namazin dhe lutjet e Xhumas.