Dita e parë e vitit 2021, Tetovën e gjeti me mot me diell dhe me qytetarë që kanë dalë për të shijuar kafenë e ditës. Në shikim të parë duket se nuk mbretëron një atmosferë festive dhe nuk ka gjurmë që do të kujtonin se në mesnatën e kaluar është shënuar ndërrimi I moteve. Duket se masat shtrënguese kanë bërë të veten dhe qytetarët, vitin e ri e kanë pritur në ambiente shtëpiake.

Kështu dukej 1 Janari në Tetovë…Qytetarët mbase iu kishin munguar lokalet ia kishin mësyer qytetit. Thonë se presin një vit të ri më të mbarë…

“Në shtëpi, me familjen për arsye se ashtu është situata, është normale, kështu është, kështu është”

“Në shtwpi, shtwpi, mbyllur me familjen. Ndoshta do festojmë ma mirë në vitet tjera, shpresojmë që kjo pandemia të kaloje dhe të bëhet më mirë, shpresojmë.”

“Në shtëpi, situata ishte e till dhe patjetër duhej të jemi në shtëpi”

“Nuk ishte sikur vitet e tjera, kishte nga pak njerëz veç jo sasia e madhe sikur më para, që do të thotë se korona gati e ka dëmtuar çdo gjë dhe mendoj se çdo gjë që nuk është e pa pëlqyshme tek njeriu ka pasoja dhe automatikisht ajo hetohet tek njërëzit.”

“Në shtëpi, për shkak të situatës, të mbrohemi aq sa mundemi, qëndruam në shtëpi, vetëm në shtëpi”.

“Në konvikt, në fakultet, unë jam student, prej Kumanove, në konvikt e kam pritur. Nuk e di ndoshta edhe rrethanat ishin pak ma ndryshe, por nuk e di”.

Vetëm një minutë pas ndërrimit të viteve, u lind edhe foshnja e parë në Klinikën universitare në Shkup. Foshnja është djalë, peshon 3 kilogram e 650 gram, e 51 centimetra është i gjatë. Edhe fëmija i dytë i lindur ishte djalë, e i treti ishte vajzë. Ministri Venko Filipçe, vizitoi nënën që lindi fëmijën e parë në 2021-tën, Bojana Smileskën, e cila është nga Shkupi. Qyteti i Shkupit i dhuroi kartelë kursimi, me 20 000 denarë.