Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në periudhën (08/09-qershor), sipas të dhënave statistikore në SPB-Tetovë, janë evidentuar 93 persona të rinj ,16 në Tetovë dhe 67 në Gostivar në izolim me vendim të Inspektoratit shtetërorë sanitar shëndetësorë, ndërsa janë kontrolluar 580 persona (TE-430 dhe GV-150) që janë në izolim informon TetovaSot. Kurse sa i përket vetëizolimit gjatë kësaj periudhe, 8 persona të rinj kanë nënshkruar deklaratë (TE-1 dhe GV-7), gjithashtu, është kryer kontroll ndaj 143 personave tjerë (TE-103 dhe GV-40) që janë në vet-izolim.
Gjithashtu, për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, ndaj 195 personave (TE-134 dhe GV-61) janë përgaditur fletëpagesa për kundërvajtje për ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë”, në bazë të nenit 6 nga Dekreti i posaçëm i qeverisë, gjegjësishtë për mosmbajtje të maskave mbrojtëse.