Dje rreth orës 8 të mëngjesit, është denoncuar vjedhje në xhaminë e “Dardanisë” që gjendet në rrugën “29 nëntori” në Tetovë, e cila është kryer në pesë ditët e fundit.
Siç njofton policia e Tetovës, persona të panjohur, ndoshta nëpërmjet një dritare e bodrumit nga tualeti, kanë hyrë në xhami dhe morën një kositës bari, dhe më pas pa u vënë re janë larguar nga xhamia.
Vjedhja e përgjitshme është vlerësuar në 6.000 denarë.
Policia po merr masat dhe aktivitetet për ndriçimin e rastit dhe zbulimin e autorëve.