Shitësit e shalqirit me shumicë, paradite kanë protestuar para komunës së Tetovës duke bllokuar me traktor rrugën para objektit. Ata kanë kërkuar nga kryetarja e Komunës së Tetovës që tu gjej një vend për shitje më shumica pasi që shitjen në trotuare e konsiderojnë një maltretim duke u përballur për çdo ditë me  inspektoratin komunal dhe policinë rrugore. Protestuesit u pritën brenda në takim dhe pas më pas deklaruan se kanë rënë dakord me komunën se do të  gjendet një zgjidhe, në të kundërtën do të radikalizojnë protestat e tyre. Edhe nga komuna e Tetovës thonë se brenda disa ditëve pritet që të gjendet një zgjidhje për problemin e shitësve.

“Nëse nuk zgjidhet ky problem që na kanë premtuar që do të zgjidhet, ne jemi ata që përsëri do të vijmë këtu dhe do të përdorim metoda tjera. Ky shalqi do të derdhet para komunës  dhe nuk do lejomë ta mbledh askush, pasi që ne kemi problem edhe me policinë rrugore pasi që e bllokojmë rrugën. Në treg shiten plastika dhe  tekstil  ndërsa  prodhuesit rrinë rrugëve  i maltreton policia dhe komuna. Kjo nuk është e drejtë”, tha një protestës.

“U morëm vesh që brenda dy ditëve do ta zgjedhim këtë problem pasi që ne kërkuam vend të përkohshëm dhe jo për një, dy ditë. Pasi që çdo qytet ka vend për shitje me shumicë ndërsa Tetova s’ka”, tha një tjetër protestues./Alsat-M