Në bulevardin “Ilinden” në Tetovë, dje pasdite (13 korrik) në ora 17 dhe 40 minuta ka ndodhur një aksident me makinë ku janë të përfshirë një automjet rrugor “BMW X6”, i drejtuar nga një i panjohur, dhe 17-vjeçarja (këmbësore) nga Gostivari, transmeton FOL.

Gostivarka e dëmtuar me një automjet tjetër është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës, pasi i është ofruar ndihmë, është liruar nga spitali, njofton SPB-Tetovë.

Pas inspektimit në vendin e ngjarjes, policia është duke u punuar në gjetjen e automjetit dhe shoferit, që ka qenë pjesmarrës në këtë aksident, ku arsyeja për këtë është nga shpejtësia e papërshtatur apo tejkalim shpejtësie.